Skip to content

TRAGJIKE/ Vdes 38-vjeçari pasi konsumoi pesticide! Një tjetër person tenton të vetëvritet duke…

Dy raste të rënda janë regjistruar në Berat dhe Maliq gjatë ditës së djeshme, ku dy persona dyshohet se kanë konsumuar lëndë të rrezikshme helumese.

Njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa tjetri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në Berat, rreth orës 20:30 të datës 11 gusht 2026, ka humbur jetën në spital 38-vjeçari me inicialet I. T. Sipas Policisë, ai dyshohet se kishte konsumuar pesticide në banesën e tij.

LEXO MË SHUMË!  Edi Rama plas “bombën” për protestën e sotme/ Deklarata që po bën ‘zhurmë’ në rrjet!

Ndërkohë, në Maliq, rreth orës 16:30, shtetasi M. Ç. dyshohet se, nën efektin e alkoolit, ka tentuar të vetëdëmtohet në ambientet e një lokali, duke konsumuar lëndë kimike (zhivë termometri).

M.Ç. është transportuar në Spitalin e Traumës, ku vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO MË SHUMË!  E mitura u mbyt në plazhin e Tales në Lezhë, flet babai: Mu lut shumë që të shkonte në plazh me tezen…
Published inNews