Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet në Palasë biznesmeni i njohur shqiptar, u kap me … (EMRI/Foto)

Policia ka arrestuar në zonën e Palasës shtetasin Elvis Kosova, i njohur në rrjetet sociale me nofkën “Vis Kosova”, pasi u kap duke mbajtur një armë zjarri pa leje.

Kosova është një personazh i njohur për strukturat policore dhe mediat, ndërsa në rrjetet sociale është bërë i njohur për jetën luksoze, automjetet e shtrenjta dhe garat e shpejtësisë.

LEXO MË SHUMË!  Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim! Ja pse u pendua dhe nisi të sulmojë Edi Ramën

Emri i tij është përmendur edhe më herët në lidhje me raste të dyshuara të mashtrimit me automjete luksoze, me vlera që arrinin në qindra mijëra euro.

Gjithashtu, garazhi i tij në Tiranë ka qenë më parë objekt i një sulmi me lëndë plasëse tritol.

LEXO MË SHUMË!  64-vjeçari “kyç” gojën para togave të zeza/ V*au bashkëshorten pak ditë më parë, gjykata lë në b*rg Shtjefën Ziçin

Arrestimi i fundit është kryer pas konstatimit të armës së zjarrit pa leje, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Published inNews