Skip to content

ZBARDHET NGJARJA! Dy të vrarë dhe një i plagosur, babë e bir ekzekutohen me armë zjarri (EMRAT)

Dy persona, babë e bir, janë vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në fshatin Mgull të Njësisë Administrative Pult, në Dukagjin.

Viktimat janë identifikuar si Lekë Gjoni dhe Prelë Gjoni, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Aleks Preka.

Ngjarja është raportuar rreth orës 17:20. Për shkak të largësisë së zonës dhe vështirësive në komunikim, informacionet e para kanë mbërritur me vonesë pranë Policisë së Shkodrës.

Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.

LEXO MË SHUMË!  S ulm masiv me dronë, pezullohen fluturimet në aeroportet e Moskës

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P.

LEXO MË SHUMË!  Vajzat që futën shoqen në mes, e ëma tregon çfarë ndodhi në shtëpinë ku u bë dhe video

Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./Top Channel

Published inNews