Skip to content

Përfundon mbledhja e Ramës me socialistët dhe kabinetin qeveritar/ Çfarë ndodhi brenda…

Ka përfunduar mbledhja e zgjeruar e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë dhe anëtarët e kabinetit qeveritar, e zhvilluar sot në Pogradec.

Takimi nisi rreth orës 11:30 dhe në fokus të diskutimeve të para ishte dokumenti strategjik “Besa”.

Të pranishmit kanë paraqitur sugjerimet e tyre konkrete lidhur me përmbajtjen e dokumentit dhe mënyrën e zbatimit të tij në terren.

LEXO MË SHUMË!  E PAPRITUR, ja çfarë sapo caktoi Gjykata e Lartë …

Gjatë mbledhjes, kryeministri Rama është ndalur veçanërisht te roli dhe përgjegjësitë që duhet të ketë secili prej drejtuesve në nivel rajonal, duke përfshirë ministrat, drejtuesit politikë, deputetët dhe drejtuesit e institucioneve lokale.

Mbledhja u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri politik dhe organizimit të strukturave në terren.

LEXO MË SHUMË!  "Banka e Shqipërisë ju jep lekë"/ Rama ka një mesazh për shqiptarët ...
Published inNews