Skip to content

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë e Shtetit/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

Hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, të cilat prekin mënyrën e organizimit të strukturave drejtuese, emërimet në nivelet drejtuese të policisë, strukturën e Postës së Policisë, si dhe sistemin e gradave.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Me ligjin e ri, pas përfundimit të detyrës, ai mund të rikthehet në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, por nuk mund të riemërohet në postin e Drejtorit të Përgjithshëm.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ky parashikim ndryshon nga ligji i mëparshëm, i cili përcaktonte që Drejtori i Përgjithshëm, pas përfundimit të mandatit, nuk mund të rikthehej në strukturat drejtuese dhe mund të angazhohej vetëm në rolin e këshilltarit.

LEXO MË SHUMË!  “I marr dot 700 mijë euro, do ndërtoja jetën”, dalin negociatat e RENEAS me Nertilin, momentet dramatike në Roskovec dhe fati i 730.000 paundëve

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me emërimin e shefave të komisariateve dhe drejtorive. Sipas ndryshimeve të reja, emërimet do të kryhen sërish nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Ky mekanizëm rikthen mënyrën e parashikuar në ligjin e mëparshëm, ndërsa ligji i vitit 2024, i cili tashmë ndryshohet, parashikonte që emërimet të bëheshin pas zhvillimit të një konkursi. Ndryshimet prekin edhe strukturën territoriale të Policisë së Shtetit.

LEXO MË SHUMË!  Protesta kombetare per Zvernecin, vjen lajmi

Rikthehet struktura e njohur si “Posta e Policisë”, e cila ishte ndryshuar në kuadër të organizimit të mëparshëm. Ndërkohë, ligji i ri sjell ndryshime edhe në sistemin e gradave të Policisë së Shtetit, duke rishikuar mënyrën e organizimit dhe funksionimit të tyre.

Ndryshimet e reja synojnë të përcaktojnë një tjetër mënyrë organizimi të strukturave dhe të funksioneve drejtuese brenda Policisë së Shtetit./ Top Channel

Published inNews