Skip to content

Tragjedia e rëndë në Lezhë: Kush janë dy vajzat 9 dhe 11 vjeçe që u mbytën në Lezhë? (EMRAT)

Jonida Dajlani dhe Adelajda Misha, dy vajza të moshave 9 dhe 11 vjeçe nga Fushë-Kruja, janë mbytur këtë të premte në plazhin publik të Tales në Lezhë. Ato janë futur në det për t’u larë dhe kanë dalë prej andej të pajeta.

Është e paqartë se në çfarë rrethanash dy vajzat e mitura janë lënë të pashoqëruara në plazh, derisa janë futur në det dhe janë rrëmbyer nga dallgët.

READ MORE  E trishtë! Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

Fatkeqësisht, Jonida Dajlani dhe Adelajda Misha janë mbytur në thellësi dhe menjëherë në zonë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare nga deti dhe ato të DVP Lezhë nga toka, ndërsa një ndihmë të madhe kanë dhënë dhe pushuesit.

Trupat e dy vogëlusheve të moshave 9 dhe 11 vjeçe, janë konstatuar disa metra larg bregu dhe shërbimet e Policisë së Lezhës në bashkëpunim me pushuesit, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen në breg.

READ MORE  Ceremonia mortore e babait të Ilir Metës, Monika Kryemadhi bën veprimin e papritur

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 12:50 në plazhin e Tales dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Published inNews