Skip to content

Jo më policë në rrugë, Skender Hita jep lajmin e bujshëm, ja çfarë do të ndodhë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ishte i pranishëm këtë të premte në aktivitetin e organizuar në kryeqytet, në sheshin “Nënë Tereza”, në kuadër të sensibilizimit për sigurinë rrugore.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Policisë u shpreh se monitorimi i shkeljeve rrugore ka hyrë në epokën e monitorimit inteligjent, ku, nëpërmjet mjeteve inteligjente, do të evidentohen në kohë reale shkeljet rrugore.

Ndërkohë, Hita u bëri thirrje shkollave, të rinjve dhe familjarëve që të ndërgjegjësohen, të vendosin rripin e sigurimit dhe të anashkalojnë përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit.

“Koha e ndalimeve pa shkak apo e “gjuetisë” së gjobave ka mbaruar. Policia e Shtetit ka hyrë në epokën e monitorimit inteligjent. Nëpërmjet mjeteve inteligjente si pajisjet “Poliscan”, dronët e cilësisë së lartë dhe radarët automatikë, ne evidentojmë shkeljet në kohë reale pa ndërprerë rrjedhën e trafikut dhe pa krijuar stres të panevojshëm te drejtuesit e rregullt të mjeteve. Ky është një hap i rëndësishëm drejt një policimi më profesional, më të saktë dhe më transparent, por, teknologjia nuk na shpëton dot nëse mungon vetëdija.

Nxënësit dhe të rinjtë janë brezi që formëson kulturën e ardhshme të qarkullimit rrugor, ndaj edukimi i tyre që në moshë të hershme është investimi më i rëndësishëm për një Shqipëri më të sigurt.

READ MORE  Do festonte ditelindjen, por gjeti vd*kjen! Nderron jete 23-vjecari

Kjo është arsyeja pse ne po bashkëpunojmë fort me institucionet arsimore, sepse fëmijët dhe nxënësit tanë kanë një impakt të jashtëzakonshëm sensibilizues. Kur një fëmijë i thotë prindit në makinë, “Vendos rripin!” apo “Mos fol në telefon!”, ai mesazh vlen më shumë se dhjetëra gjoba të Policisë”, u shpreh ai.

Sakaq, Hita u ndal edhe te sezoni turistik, ku sipas tij Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash të detajuar, ku fokusi kryesor do të jetë te pikat e trafikut, akset bregdetare dhe siguria rrugore.

“Teksa jemi në kulmin e sezonit turistik dhe siguria rrugore ka një rëndësi të veçantë në mbarëvajtjen e këtij sezoni, pavarësisht se vitet e fundit Shqipëria është pothuajse tërë vitin, në sezon turistik.

Kemi hartuar plane të detajuara masash për menaxhimin e fluksit të madh të automjeteve që gjatë verës shumëfishohen. Fokusimi ynë do të jetë maksimal në pikat nevralgjike të trafikut, në akset bregdetare dhe turistike, duke bërë të mundur rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, lehtësimin e qarkullimit dhe një shërbim mikpritës e më profesional për çdo qytetar dhe turist që zgjedh vendin tonë. Siguria rrugore është një kontratë sociale ku secili ka një pjesë të detyrës.

READ MORE  Izraeli zbulon prapaskenat e skandalit/ Si e kërcënoi Netanyahu Ramën për emërimin e Konsulles së nderit në Shqipëri

Është kontribut i drejtuesve të motomjeteve që duhet të vendosin kaskën, dhe i drejtuesve të automjeteve që të respektojnë përparësinë në lëvizje dhe zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Është kontribut i autoshkollave, që nuk duhet të nxjerrin në rrugë thjesht njerëz me patentë, por shoferë të përgjegjshëm.

Është kontribut i shkollave, i çdo prindi, i institucioneve përgjegjëse dhe i mbarë shoqërisë. Çdo qytetar duhet të kuptojë se siguria rrugore fillon nga vetë përgjegjësia personale.

Duke bërë secili pjesën e vet, duke ndarë eksperiencat më të mira sensibilizuese, si kjo e sotmja me EVU-në, dhe duke rritur bashkëpunimin ndërinstitucional dhe bashkëpunimin me qytetarët, do të kemi rrugë më të sigurta dhe më shumë jetë të shpëtuara”, është shprehur ai.

Published inNews