Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Gjirokastër, duke shkaktuar shqetësim dhe panik te banorët e zonës.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra është lokalizuar në një thellësi prej rreth 5 kilometrash nën sipërfaqen e tokës.
Lëkundjet janë ndjerë jo vetëm në qytet, por edhe në disa zona përreth, duke bërë që shumë qytetarë të dalin jashtë banesave për arsye sigurie.
Deri në këto momente, autoritetet nuk raportojnë për dëme materiale apo persona të lënduar.
Zona jugore e Shqipërisë njihet për aktivitet sizmik të herëpashershëm, ndërsa institucionet përkatëse vijojnë monitorimin e situatës për të evidentuar çdo zhvillim të mëtejshëm.

