Skip to content

Tjetër ngjarje tragjike në vend, gjendet i mbytur një person, detajet e fundit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Gjirokastër, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në liqenin e Viroit. Viktima është identifikuar si Besnik Koka, ndërsa rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, 62-vjeçari është nxjerrë pa shenja jete nga uji, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.

READ MORE  Aksident i rëndë/ Autobusi plot me pasagjerë përplaset me një kamion, humbin jetën 17 persona dhe plagosen 10 të tjerë

Autoritetet kanë nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes, si dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident apo për rrethana të tjera.

Kjo është viktima e tretë e raportuar gjatë ditës së sotme si pasojë e mbytjes në ujë.

Më herët, në Plazhin e Tales, u gjetën të pajeta dy vajza të mitura, një ngjarje që tronditi opinionin publik dhe ngriti shqetësime për sigurinë në zonat bregdetare gjatë sezonit veror.

READ MORE  "Ose je budallaqe ose je e k...", Trump ofendon gazetaren dhe ndërpret në mes intervistën (Video)

Ngjarja e ndodhur në liqenin e Viroit i shtohet bilancit tragjik të kësaj dite, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi rastin dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në humbjen e jetës së 62-vjeçarit.

Published inNews