Skip to content

Ceremonia mortore e babait të Ilir Metës, Monika Kryemadhi bën veprimin e papritur

Monika Kryemadhi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përcjelljes drejt banesës së fundit të babait të Ilir Metës. Rexhep Metaj do të prehet në varrezat e fshatit Çepan në Skrapar.

Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë edhe ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, të cilit i është dhënë leje nga SPAK që të lërë ambientet e paraburgimit dhe t’i japë lamtumirën të atit. Siç u raportua edhe më herët, Meta u shoqërua nga forca të shumta të policisë së burgjeve.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbërritur së fundmi në fshatin e tij të lindjes, në Çepan të Skraparit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Rexhep Meta. Këto janë momentet kur furgoni i Drejtorisë së Burgjeve me Metën brenda mbërrin në fshatin Çepan të Skraparit, aty ku po zhvillohet ceremonia mortore.

Ilir Meta ka përfituar leje të posaçme nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe në pritjen e ngushëllimeve të organizuara nga familjarët. Pas afro dy vitesh në paraburgim, kjo është hera e parë që ai del jashtë ambienteve të qelisë, përveç paraqitjeve në seancat gjyqësore.

Ish-presidenti është shoqëruar nga forcat e Drejtorisë së Burgjeve gjatë lëvizjes së tij drejt Çepanit, ndërsa leja e miratuar parashikon pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e varrimit dhe në drekën e organizuar më pas.

Sipas burimeve, pas përfundimit të ceremonive, Meta pritet të rikthehet në ambientet e paraburgimit në përputhje me kushtet e lejes së dhënë. Gjithashtu, është parashikuar që ai të dalë sërish të nesërmen për disa orë, për të marrë pjesë në pritjet e ngushëllimeve që do të zhvillohen në Tiranë.

Rexhep Meta ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 83-vjeçare. Miq, familjarë janë mbledhur këtë të martë në Skrapar për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të ish-presidentit Meta i cili prej tetorit të vitit 2024 është duke qëndruar në qeli.

Published inNews