Skip to content

Arrestohen dy hajdutë shqiptarë të rinj, zbardhet ‘saga’ e vjedhjeve me dhunë

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga Policia e Shtetit Italian në kuadër të një operacioni të gjerë antidrogë dhe anti-grabitje në zonën e Salerno, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë K.R. dhe C.S., të dy 22 vjeç, dyshohen si pjesë e një grupi kriminal të strukturuar, i përfshirë në grabitje me armë, vjedhje automjetesh dhe përvetësim të mjeteve të vjedhura.

Sipas autoriteteve italiane, hetimet kanë nisur pas një sërë grabitjesh të regjistruara gjatë muajve mars dhe prill në zonën e Agro Nocerino-Sarnese dhe në rajone përreth.

READ MORE  Taulant Balla jep lajmin e dhimbshëm! Ndahet nga jeta parakohe biznesmeni i madh shqiptar

Objektivat kryesore të grupit dyshohet se ishin pikat e karburantit dhe biznese të ndryshme tregtare, nga të cilat merrej xhiroja ditore përmes kërcënimeve me armë.

25 grabitje të dokumentuara

Hetuesit kanë dokumentuar deri tani 25 grabitje të rënda, 5 vjedhje automjetesh dhe 20 raste të përvetësimit të mjeteve të vjedhura, duke e konsideruar aktivitetin e grupit si të organizuar dhe me intensitet të lartë kriminal.

Sipas dosjes hetimore, autorët vepronin në intervale të shkurtra kohore, shpesh të maskuar dhe të armatosur me pistoleta, duke përdorur automjete të vjedhura për t’u larguar nga vendngjarjet dhe për të shmangur identifikimin.

READ MORE  I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura rekord

Hetimet zbuluan gjithashtu një skemë të mirëorganizuar: fillimisht siguroheshin makina me qira, më pas vidheshin automjete të tjera që përdoreshin në aksione kriminale.

Hetimet dhe identifikimi

Identifikimi i të dyshuarve u bë i mundur përmes analizës së pamjeve të kamerave të sigurisë, përgjimeve telefonike dhe verifikimit të të dhënave të mbledhura nga Skuadra Mobile e Salerno.

Autoritetet italiane i akuzojnë të arrestuarit për “organizatë kriminale me qëllim kryerjen e grabitjeve dhe vjedhjeve”, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Published inNews