Skip to content

Ngjarje e rëndë në vend, plagosen 2 vëllezërit, autorët i ikin policisë

Dy të rinj janë plagosur rëndë sonte në një biznes mobiljesh në Nikël dhe autorët e krimit i shpëtuan policisë duke u larguar në drejtim të paditur.

Ngjarja ndodhi pak më parë rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilerie në Nikel, raporton noa.al.

Mësohet se gjatë një konflikti të çastit dyshohet për motive të dobëta shtetasit A. Xh dhe G. Xh kanë dëmtuar me mjet prerës shtetasit R. C., rreth 31 vjeç dhe H. C., rreth 23 vjeç.

READ MORE  Edi Rama e nxorri jashtë “loje”/ Zbulohet çfarë i ndodhi Tërmet Peçit në SPAK, dyshohet se i ka dalë një

Të dy vëllezërit janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital ku momentalisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Published inNews