Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Kërcet arma në vend, disa të vrarë, raportohet dhe për të plagosur

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Dukagjinit, në Shkodër, ku sipas të dhënave paraprake, dy persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Burime paraprake bëjnë me dije se një telefonatë për ngjarjen ka mbërritur në Policinë e Shkodrës, ndërsa informacionet janë ende të pakonfirmuara zyrtarisht.

LEXO MË SHUMË!  Ndryshimet e Kodit Rrugor, u hiqet patenta përjetë shoferëve nëse kapen në timon të ...

Situata vështirësohet edhe nga terreni i thellë malor. Zona e Dukagjinit ndodhet disa orë larg Shkodrës, ndërsa mungesa e valës telefonike në disa pjesë e bën të vështirë komunikimin dhe marrjen e informacionit të plotë.

Informacioni mbetet paraprak dhe pritet konfirmimi zyrtar nga autoritetet./Top Channel

LEXO MË SHUMË!  Sot protesta e 36-të radhazi, shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen!
Published inNews