Skip to content

Sot protesta e 36-të radhazi, shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen!

Rezistenca popullore kundër kryeministrit Edi Rama nuk njeh të ndalur. Ditën e sotme, në orën 19:00, do të mbahet protesta e 36-të masive, ku qytetarët do të derdhen sërish në shesh me kërkesën e panegociueshme për largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.

Koordinatorët e tubimit u kanë bërë një thirrje të fortë të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre brenda kufijve nga çdo cep i vendit, por edhe mbështetësve të shumtë të diasporës që kanë udhëtuar drejt Tiranës, që t’i bashkohen këtij marshimi vendimtar.

READ MORE  Dëshmia e Noizyt për Cllevion trondit gjykatën, dalin detaje të reja! (Video)

Sipas planit të organizimit grumbullimi i parë i dallgës së protestuesve do të nisë në sheshin “Skënderbej”.Më pas, marshimi madhështor do të zhvendoset drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku do të kulmojë edhe revolta qytetare.Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje të pandalshme mbetet vetëm një: rrëzimi i Edi Ramës. Organizatorët kanë bërë të qartë se sheshet nuk do të braktisen dhe askush nuk do të tërhiqet pas deri në përmbushjen e plotë të këtij qëllimi.

READ MORE  Pasi dështoi të kapte SPAK, PS shton presionet ndaj institucioneve të pavarur, Fatmir Xhafaj sulmon KLGJ

Përmes mesazhit të prerë dhe të qartë “Ju erdhi fundi”, qytetarët janë ftuar të marrin pjesë masivisht në këtë përballje radhazi për të treguar se legjitimitetit të kësaj qeverie i ka ardhur fundi.

Published inNews