Skip to content

Organizatori i protestës paralajmëron LËVIZJE në shtator: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen do …

Protesta qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij vijon për të 81-ën ditë radhazi. Protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të mbahen edhe fjalimet e radhës.

Aktivisti dhe bashkë-organizatori i protestës, Arben Kola e përshkroi qëndresën e deritanishme si një “film të bukur” dhe një rast studimi, duke theksuar se kohëzgjatja e saj ka tejkaluar çdo parashikim. Sipas tij, pjesëmarrja e vazhdueshme tregon një rritje të ndërgjegjësimit qytetar dhe një përfshirje të gjerë të grupmoshave të ndryshme, veçanërisht të të rinjve dhe të moshuarve.

LEXO MË SHUMË!  Gruaja xheloze vr*t me “vezë” të helmuara dy fëmijët e partneres së ish-bashkëshortit

Kola paralajmëroi se protesta mund të marrë përmasa edhe më të mëdha gjatë muajit shtator, kur familjet dhe studentët të rikthehen në Tiranë. Ai tha se përballë asaj që i cilësoi si skandale të vazhdueshme dhe mungesë reflektimi nga qeveria, qytetarët mund të orientohen drejt formave të mosbindjes civile.

LEXO MË SHUMË!  Tjetër ngjarje tragjike në vend, gjendet i mbytur një person, detajet e fundit

Aktivisti deklaroi se reagimi minimal që duhej të kishte ardhur nga qeveria ishte dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Duke vlerësuar mënyrën e zhvillimit të protestave, Kola tha se qytetarët kanë dëshmuar një nivel të lartë qytetarie dhe se kjo formë e qëndresës është parë pozitivisht edhe jashtë vendit.

Published inNews