Skip to content

Kush është Elvisi, shqiptari që policia italiane e lidh me vrasjen makabre të Ornelës

Elvis Metvelai, 42-vjeçari shqiptar i ndaluar në portin e Barit në lidhje me vdekjen e një gruaje në Kalabri, ndodhet aktualisht në burg në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.

Sipas mediave italiane, Metvelai kishte nisur disa muaj më parë një lidhje me viktimën dhe dyshohet se prej rreth një muaji ata bashkëjetonin.

42-vjeçari, prej vitesh banues në Trebisacce, u lokalizua dhe u ndalua në portin e Barit. Sipas raportimeve, autoritetet dyshonin se ai mund të tentonte të largohej drejt Shqipërisë.

LEXO MË SHUMË!  I FUNDIT/ Rama bën provokimin e fortë për protestuesit nga Shkodra

Prokuroria e Barit pritet të kërkojë vleftësimin e ndalimit, përpara se aktet t’i kalojnë drejtësisë në Kalabri, e cila po heton rrethanat e vdekjes së gruas.

Mediat italiane raportojnë gjithashtu se Metvelai rezulton të ketë qenë i përfshirë në të kaluarën në hetime antidrogë të Drejtorisë Antimafia, mes tyre edhe operacioni “Skhodar”, i zhvilluar në vitin 2008.

Hetuesit po përpiqen ndërkohë të rindërtojnë orët e fundit të viktimës dhe vendin ku dyshohet se është ushtruar dhuna ndaj saj.

LEXO MË SHUMË!  Ngjarja tragjike në Shkodër ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj, reagon presidenti Begaj

Një tjetër pikë e hetimit është mënyra se si gruaja është transportuar deri në spitalin e Trebisacce, ku mbërriti në gjendje kritike dhe më pas humbi jetën.

Në dispozicion të hetuesve janë edhe pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat mund të ndihmojnë në rindërtimin e lëvizjeve të viktimës dhe personave që kanë qenë me të në momentet e fundit.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësitë penale. /noa.al

Published inNews