Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Ngjarje e rëndë, një person gjendet i vdekur me Kallashnikov

Vdekje e dhimbshme për një burrë në Vlorë pasi mori plumb fatal nga një armë zjarri automatike të tipit Kallashnikov.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:00, në fshatin Mallkeq, raporton noa.al duke cituar policinë lokale.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi K. B., 69 vjeç është vetëvrarë me armë zjarri automatik, në oborrin e banesës së tij.

LEXO MË SHUMË!  Aksident tragjik në Gjermani, ndërron jetë shqiptarja në moshë të re (EMRI/Foto)

Nga të dhënat paraprake dyshohet se 69-vjeçari vuante nga depresioni.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inNews