Skip to content

Ngjarja tragjike në Shkodër ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj, reagon presidenti Begaj

Presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar këtë të mërkurë në Postribë të Shkodrës ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Begaj shprehu ngushëllimet e tij për familjarët për këtë dhimbje të madhe.

LEXO MË SHUMË!  I ''frikësuar'' nga protestuesit, Rama bën lëvizjen URGJENTE, pak para nisjes së protestes

“Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domë të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Mendimet e mia janë me ta në këtë dhimbje të madhe. U prehshin në paqe”, shkruan ai.

LEXO MË SHUMË!  “Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj katër të tjerat?

Published inNews