Skip to content

I ”frikësuar” nga protestuesit, Rama bën lëvizjen URGJENTE, pak para nisjes së protestes

Teksa sot pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, vëmendja është përqendruar sërish te zhvillimet politike dhe reagimet e qytetarëve.

Pak para fillimit të tubimit, kryeministri Edi Rama është larguar me automjet nga ambientet e Kryeministrisë, një moment që nuk ka kaluar pa u vënë re nga të pranishmit pranë institucionit.

LEXO MË SHUMË!  Ironia me Diellën, ministrja e Inteligjencës Artificiale ‘jep dorëheqjen’ para protestuesve: Radha juaj kryeministër

Sipas raportimeve nga vendngjarja, disa protestues e kanë ironizuar kreun e qeverisë teksa ai po hynte në makinë, duke i drejtuar thirrje dhe komente me tone kritike.

Ndërkohë, protesta e radhës pritet të mbledhë qytetarë të shumtë, të cilët prej ditësh po shprehin pakënaqësitë e tyre përmes tubimeve të vazhdueshme.

Kujtojmë se vendi është përfshirë nga një seri protestash masive, ku pjesëmarrësit kanë ngritur kërkesa të ndryshme ndaj qeverisë.

LEXO MË SHUMË!  LAJM I FUNDIT/ Tronditet qyteti shqiptar, makina shpërthen me tritol, detajet e para

Një nga kërkesat kryesore të protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Pritet që edhe protesta e sotme të shoqërohet me mesazhe të forta politike dhe një pjesëmarrje të konsiderueshme nga qytetarët.

Published inNews