Skip to content

Zbulohet arsyeja? Ja çfarë fshihet pas largimit të Bora Zemanit nga Top Channel…

Pas raportimeve se Bora Zemani nuk do të jetë pjesë e Top Channel në sezonin e ri televiziv, në rrjet kanë nisur menjëherë aludimet për arsyen që mund të ketë çuar në këtë vendim.

Një prej versioneve që po qarkullon lidhet me partnerin e saj, Donald Veshaj. Ky i fundit, së bashku me vëllain binjak Romeo Veshaj, drejtonte më herët emisionin “Më lër të flas” në Top Channel.

Programi nuk u rikthye më pas pjesëmarrjes së Romeos në “Big Brother VIP Albania 3”, periudhë kur u përfol edhe për një përplasje mes tij dhe Ledion Liços pas përfundimit të spektaklit. Që prej asaj kohe, as Romeo dhe as Donaldi nuk kanë pasur një angazhim të rregullt në ekranin e Top Channel.

LEXO MË SHUMË!  Këta janë emrat e 6 VIP-ave më të zëshëm të protestës për Zvërnecin

Pikërisht kjo situatë ka bërë që në rrjet të hidhet hipoteza se raporti i vëllezërve Veshaj me televizionin mund të ketë ndikuar edhe në vendimin e Bora Zemanit. Sipas këtyre aludimeve, moderatorja mund të ketë respektuar kontratën e saj deri në përfundim dhe të ketë zgjedhur të largohet vetëm pasi ajo ka mbaruar.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që e lidh largimin e Borës me Donald Veshajn apo me ndonjë konflikt të mëparshëm brenda televizionit. As vetë moderatorja dhe as Top Channel nuk kanë dhënë një arsye publike për mbylljen e bashkëpunimit.

LEXO MË SHUMË!  “S’i dolën hesapet siç i priste, foshnjën unë s’e dëmtoj”, pas deklaratës së Katerinës, Arnoldi i përgjigjet: Fëmija nuk është i imi, i kërkova ADN, nuk pranoi

Ndërkohë, emri i Bora Zemanit po lidhet gjithnjë e më shumë me Vizion Plus. Në rrjet përflitet se ajo mund të marrë drejtimin e “Ferma VIP Club”, por edhe ky informacion mbetet ende i pakonfirmuar.

Për momentin, largimi i saj nga Top Channel raportohet si i kryer, ndërsa arsyet dhe destinacioni i ardhshëm mbeten ende në nivel aludimesh.

Published inShowbiz