Skip to content

”Reshje shiu dhe …”/ Merr fund java e “Ferrit”,ja kur nis ulja e temperaturave!

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash më të theksuara në lindje e jug.

Reshjet e shiut parashikohen lokale dhe me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në lindje e veri priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara, përqendruar relieveve kodrinore-malore.

LEXO MË SHUMË!  Intervista që do rrëzojë Edi Ramën??? Çim Peka bën paralajmërimin e fortë me Arben Ahmetajn! Pas kursit të gjermanistes po iu them që ...

Temperaturat pritet të pësojnë një ulje të lehtë 2 deri në 3 gradë celcius. Gjatë ditës së nesërme temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 39 gradë celcius, ndërsa to minimale në 18 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

LEXO MË SHUMË!  E vrau dhe e futi në valixhe/ Dalin pamjet, 26-vjeçari tërheq i qetë trupin e pajetë të 38-vjeçares në mes të qytetit
Published inNews