Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, ka hapur thirrjen për punësimin e teknikëve të shkencave mjekësore në sistemin shëndetësor publik.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale ministria bën të ditur se aplikimet janë të hapura nga 10 deri më 24 gusht për pozicionet:
infermierë, mami, teknikë imazherie dhe laboratori, fizioterapistë dhe logopedë.
Të interesuarit mund të aplikojnë online përmes platformës: infermierepershqiperine.al.
