Skip to content

“Vala afrikane” nuk do ndalet/ 5 qytetet më të nxehta të Shqipërisë! Paralajmërohet…

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit në orët e mesditës deri ato të pasdites.

LEXO MË SHUMË!  “Prona nuk është kthyer”/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?! Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

Zonat bregdetare mbeten ideale për plazh, me temperatura deri në 36 gradë, ndërsa në disa qytete, si Tirana, Shkoder, Gjirokastra, Elbasani dhe Berati do të “digjen” pasi termometri do të shënojë 40 dhe 41 gradë.

Ndërkohë priten reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore të vendit në mesditë deri pasdite. Në relievet e larta malore kryesisht në veri dhe në lindje reshjet në formën e shtrëngatave në periudha tepër afatshkurtra.

LEXO MË SHUMË!  Tragjedi në Kanada: Dy fëmijë gjenden të vdekur në shtëpi, babai i tyre i djegur në makinë
Published inNews