Skip to content

Surprizat e motit 15 ditëshin e parë të Gushtit! Meteorologu tregon çfarë na pret këtë javë

Meteorologu Hakil Osmani u shpreh se kjo fundjavë dhe vijimi i javës së ardhshme do të mbetet me temperatura të larta.

Sipas meteorologut, temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius, ndërsa një pjesë e territorit do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe shpeshherë me vranësira në zona të izoluara.

“Kjo e shtunë mbetet me temperatura të larta, pasi territori ynë mbetet nën ndikimin e valëve të të nxehtit. Me 41°C mbetet qarku i Elbasanit dhe Beratit, ndërsa Shkodra dhe Gjirokastra me 40°C. Zona që është më e freskët është juglindja.

LEXO MË SHUMË!  LAJM I MADH! Do jepen ndihma deri në 150 Euro! Përfitojnë mijëra familje shqiptare

Edhe dita e nesërme do të ketë temperatura 40-41°C në qytetet e zonës së ulët. Ajo çfarë ndryshon është orët e para të mëngjesit, të cilat do të jenë 18°C. 24-orëshi i ditës së nesërme do të jetë i nxehtë. Pjesërisht në zonat lindore do të kemi herë pas here momente të pakta shiu.

LEXO MË SHUMË!  Policia gjeti trupin e dekompozuar të 34-vjeçarit! Dalin pamjet, familjarët bëjnë veprimin urgjent

Ndërkohë, java që vjen pritet të mbetet me temperatura të larta, të cilat do të luhaten nga vlerat 39 deri në vlerën 41°C. Pjesa më e madhe e territorit do të jetë me mot të qëndrueshëm. Ndërkohë, në zona të izoluara pritet të kemi reshje shiu. Temperaturat do të jenë të larta në orët e mesditës. Do të jetë një gusht me temperatura shumë më të larta se normalet”, u shpreh Osmani.

Published inNews