Skip to content

Policia me “dorë të hekurt”/ Nuk e merr dot kurrë patentën në Shqipëri, nëse …

Ndryshimet në Kodin Rrugor kanë hyrë në fuqi që prej 7 gushtit. Masat e ashpërsuara ndëshkojnë rëndë të dehurit në timon që janë përsëritës dhe që u hiqet përjetë patenta.

Në një prononcim për mediat drejtori i Policisë Rrugore Perlat Vatoci, ka prezantuar ndryshimet e reja, duke theksuar se synimi kryesor është rritja e sigurisë rrugore, ndërgjegjësimi i drejtuesve dhe ulja e numrit të aksidenteve.

Sipas tij, një nga ndryshimet parashikon shtyrjen e së drejtës për t’u pajisur me leje drejtimi deri në një vit për personat që kapen duke drejtuar automjet pa qenë të pajisur me leje drejtimi. Për të miturit, kjo periudhë shkon deri në dy vjet.

LEXO MË SHUMË!  FOTO/ Këto janë dy vajzat shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani

Nëse je i dehur, je ndëshkuar më parë nga policia për këtë shkelje të Kodit Rrugor dhe drejton makinën sërish me më shumë se 0.5 g/litër në gjak, patenta do të të hiqet përgjithmonë, pa asnjë mundësi rimarrje në autoshkollë.

“Heqjen përgjithmonë të lejes së drejtimit kur një drejtues mjeti rezulton me një vlerë alkoolike më të lartë se 0,5 gram për litër (g/l) në gjak dhe është konstatuar e ndëshkuar më parë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur. Kjo masë vjen si nevojë e adresimit të fenomenit shqetësues të aksidenteve rrugore me pasoja, për shkak të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur”, tha ai.

LEXO MË SHUMË!  “Momenti më i mirë i Shqipërisë!”/ Rama tregon PRAPASKENËN, ja çfarë pritet…
Published inNews