Skip to content

E papritur! Enada Hoxha dhe Gerd Vaso rikthehen bashkë pas divorcit të bujshëm?

Çifti i njohur i balerinëve, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, kanë tërhequr sërish vëmendjen e mediave pas ndarjes së tyre, e cila bëri bujë në publik. Enada ka folur më herët për divorcin, duke u shfaqur e përlotur dhe duke lënë të kuptohet se pas ndarjes qëndronte një “gabim” i bërë nga ish-bashkëshorti

Së fundmi, Enada dhe Gerd janë fotografuar së bashku në aeroport, me djalin e tyre, Roan, teksa udhëtonin drejt Madridit. Pamja e tyre së bashku ka nxitur menjëherë aludimet se dy balerinët mund të jenë afruar sërish pas ndarjes.

LEXO MË SHUMË!  Jepet vendimi i ashpër për Ilirin pas përplasjes me Mozën – Arbana lëshon paralajmërimin e fortë (VIDEO)

Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim nga dyshja se bëhet fjalë për një ribashkim. Udhëtimi mund të jetë thjesht një moment i përbashkët familjar, veçanërisht për djalin e tyre.

Në intervistat e saj të fundit, Enada është shfaqur e emocionuar teksa ka folur për periudhën e vështirë pas ndarjes. Sipas raportimeve të mëparshme në mediat rozë, shkak për divorcin dyshohet të ketë qenë një tradhti nga ana e Gerd Vasos.

LEXO MË SHUMË!  Gena futet në bankë për të thyer çanten me EURO, por TR*NDITET nga punojësja e bankës, zbulon se ...

Po sipas këtyre raportimeve, situata është bërë edhe më e ndërlikuar për shkak se personi me të cilin dyshohet se ka pasur lidhje Gerd Vaso ishte një kolege dhe shoqe e afërt e Enadës.

Published inShowbiz