Skip to content

Babai i sapodalë nga burgu dhe nëna dhunuan psikologjikisht vajzën, 15-vjeçarja hidhet nga lartësia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vorë, ku një vajzë 15-vjeçare dyshohet se është hedhur nga një lartësi pranë banesës së saj pas konflikteve të vazhdueshme në familje.

Adoleshentja u transportua menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe, sipas burimeve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me rastin, policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë prindërit e së miturës, një çift bashkëshortësh, pasi dyshohet se ushtrimi i vazhdueshëm i dhunës psikologjike ndaj vajzës i ka krijuar asaj gjendje të rënduar emocionale, duke e shtyrë drejt aktit ekstrem.

LEXO MË SHUMË!  U largua me makinë, i riu rezulton i zhdukur prej më shumë se 24 orësh, familja apelon për ndihmë

Për shkak të gjendjes së saj psikologjike, hetuesit nuk kanë mundur ende të marrin dëshminë e 15-vjeçares.

Burime bëjnë me dije se babai i së miturës kishte dalë së fundmi nga burgu, ku kishte vuajtur një dënim për një tjetër rast të dhunës në familje.

LEXO MË SHUMË!  Partia Mundësia: Agron Shehaj fiton gjyqin me Bashkim Ulajn

Sipas deklarimeve të familjarëve, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve të vazhdueshme brenda familjes, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.

Published inNews