Skip to content

U largua me makinë, i riu rezulton i zhdukur prej më shumë se 24 orësh, familja apelon për ndihmë

Një 24-vjeçar nga qyteti i Fierit rezulton i zhdukur prej më shumë se 24 orësh, ndërsa familjarët kanë humbur çdo kontakt me të dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

Bëhet fjalë për Hegi Gremin, i cili është larguar nga banesa me automjetin e tij dhe nuk është kthyer më. Sipas familjes, ai banon në Fier, ndërsa është me origjinë nga fshati Belinë.

LEXO MË SHUMË!  TRAGJIKE/ 17-vjeçari shqiptar i merr jetën kushëririt! Dyshohet se e shtyu drejt k*imit nëna e tij

Nëna e të riut shprehet se është tepër e shqetësuar, duke bërë të ditur se djali prej katër vitesh trajtohet për depresion dhe ankth.

Sipas saj, ditët e fundit ai kishte ndërprerë marrjen e medikamenteve, ndërsa mungesa e kontaktit është e pazakontë dhe ka shtuar shqetësimin për gjendjen e tij.

LEXO MË SHUMË!  U shoqëruan pas tensioneve në protestën para Kuvendit/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi

Familjarët u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që mund ta kenë parë ose të kenë informacion mbi vendndodhjen e 24-vjeçarit, ta njoftojnë menjëherë Policinë e Shtetit ose të kontaktojnë familjen për të ndihmuar në gjetjen e tij.

Autoritetet pritet të vijojnë verifikimet për lokalizimin e të riut dhe sqarimin e rrethanave të largimit të tij.

Published inNews