Skip to content

Ngjarje tronditëse/ Sherri për një vajzë, vritet 24-vjeçari shqiptar

Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sulmi me thikë në Vescovato, në provincën e Cremonës, Itali. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri mes disa të rinjve.

Sipas mediave italiane, viktima, i identifikuar me inicialet N. Dalipaj, është goditur të paktën tri herë në pjesën e qafës. Ai u transportua në gjendje të rëndë në spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

LEXO MË SHUMË!  Rama në alarm, hedh në sulm patronazhistët, Shërbimin Informativ dhe Antiterrorin për të shuar protestën

Lidhur me ngjarjen, autoritetet italiane kanë ndaluar një 32-vjeçar, Mattia Miraglia, banues në Vescovato. Edhe ai ka mbetur i plagosur gjatë përleshjes dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin “Maggiore” të Cremonës.

Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve, konflikti dyshohet të ketë nisur për motive banale, të lidhura me xhelozinë për një vajzë.

LEXO MË SHUMË!  “SKANDALI QË TRNDITI TIRANËN/ E dërgoi makinën vetëm për një servis, zbulon se ia kishin shitur dikujt tjetër!”

Raportohet se fillimisht mes dy personave ka pasur një debat në një lokal, i cili më pas ka degraduar në përplasje fizike dhe përdorim të armës së ftohtë.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes.

Published inNews