Skip to content

Aksident i trefishtë në vend, plagosen pesë persona, dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 19:20 në Murras aksin nacional Elbasan-Cërrik, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e pesë personave.

Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit kanë marrë dëmtime të ndryshme dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

LEXO MË SHUMË!  Protesta e 31-të në Tiranë/ Tensione në turmën para Kryeministrisë, protesuesi lag me ujë një grua

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare mbi gjendjen shëndetësore të tyre.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, grupi hetimor dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë bërë normalizimin e qarkullimit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

LEXO MË SHUMË!  Dridhet QEVERIA/ Pas akuzave të shumta, shkarkohet zyrtarja e lartë e shtetit

Si pasojë e përplasjes, në këtë segment rrugor u krijuan për disa minuta vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Pritet që në vijim autoritetet të dalin me një njoftim zyrtar për dinamikën e aksidentit dhe përgjegjësitë për këtë ngjarje./Top Channel

Published inNews