Skip to content

Të shtëna me armë zjarri në një jaht pranë Palasës, policia vihet në ndjekje të mjetit lundrues

Një incident me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në det, përballë zonës së Palasës.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 21:00 është marrë informacion se nga një jaht dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Pas marrjes së sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare kanë nisur menjëherë ndjekjen e mjetit lundrues, me qëllim verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave që ndodheshin në bord.

LEXO MË SHUMË!  I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura rekord

Paralelisht, janë angazhuar edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe Stacionit të Policisë Dhërmi, të cilat po kryejnë kontrolle nga toka përgjatë vijës bregdetare.

Policia bën me dije se operacioni për ndalimin e jahtit vijon, ndërsa pas përfundimit të veprimeve të para hetimore pritet të jepet informacion i plotë mbi ngjarjen.

LEXO MË SHUMË!  Incidenti me flamurin izraelit, aktivisti Arben Kola: Ka tentativa për të dëmtuar protestën, mes nesh ka grupe të infiltruara
Published inNews