Skip to content

Tragjike në plazh, burri pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në plazhin e Pishporos, në Fier, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën.

Viktima është shtetasi Durim Dogani, 49 vjeç.

Sipas informacionit paraprak, ai dyshohet se ka pësuar arrest kardiak menjëherë pasi ka hyrë në det.

LEXO MË SHUMË!  LAJM I FUNDIT/ Shoku e plagosi me armë në kokë, ndërron jetë 17-vjeçari

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca dhe shërbimet e Policisë. 49-vjeçari është transportuar me shenja jete drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.

Policia po vijon veprimet procedurale për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa shkaku paraprak dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak./Top Channel

LEXO MË SHUMË!  E papritur/ Kthesë historike në Amazonë, arkeologët bëjnë zbulimin e ...
Published inNews