Darti Malaj, bashkëshorti i Sara Karaj, ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me rrugëtimin e partneres së tij në Ferma VIP.
I ftuar në emisionin Living Day në Vizion Plus, ai foli për komentet negative dhe bullizmin që Sara po përjeton në rrjetet sociale.
Darti u shpreh krenar që partnerja e tij ka ruajtur karakterin e saj brenda lojës, por theksoi se komentet për pamjen fizike të saj kanë qenë shumë të rënda.Darti u shpreh krenar që partnerja e tij ka ruajtur karakterin e saj brenda lojës, por theksoi se komentet për pamjen fizike të saj kanë qenë shumë të rënda.Ai kritikoi ashpër gjuhën e përdorur online, sidomos nga gra dhe nëna të tjera, duke e quajtur situatën “skandaloze”.Në reagimin e tij, ai përmendi edhe Mimoza Ahmeti, duke thënë se ajo ka komentuar vazhdimisht pamjen e Sarës brenda fermës.“Moza i ka thënë: ‘pufkë, faqe petull’… është individ që komenton pamjen,” – deklaroi ai.
Ai kritikoi ashpër gjuhën e përdorur online, sidomos nga gra dhe nëna të tjera, duke e quajtur situatën “skandaloze”.
Në reagimin e tij, ai përmendi edhe Mimoza Ahmeti, duke thënë se ajo ka komentuar vazhdimisht pamjen e Sarës brenda fermës.
“Moza i ka thënë: ‘pufkë, faqe petull’… është individ që komenton pamjen,” – deklaroi ai.
Darti shtoi se Sara e ka vuajtur shumë këtë pjesë, sidomos pas shtatzënisë dhe ndryshimeve fizike që ka kaluar.
Deklaratat e tij kanë ndezur menjëherë debat në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës po komentojnë raportin e tensionuar mes Sarës dhe Mozës brenda fermës.
