Vetëm pak orë pas deklaratës së bujshme të Adionit, i cili u shpreh publikisht se marrëdhënia mes tij dhe Fabiola Elezajt vazhdon të jetë e qetë dhe se familjet e tyre janë takuar për të sqaruar çdo keqkuptim, ka ardhur një reagim i fortë nga ana e familjarëve të modeles.
Ata kanë mohuar kategorikisht pretendimet e ish-fermerit, duke i cilësuar deklaratat e tij si të pavërteta dhe mashtruese.
Sipas një mesazhi të dërguar në portalin “Kryefjala”, familjarët e Fabiolës kanë sqaruar se nuk ka pasur asnjë takim apo komunikim mes tyre dhe familjes së Adionit.
Në reagim thuhet qartë se Fabian Elezaj, bashkëshorti i kunatës së modeles, nuk ka kontaktuar në asnjë moment me Adionin apo me ndonjë pjesëtar të familjes së tij. Ata theksojnë se çdo pretendim i bërë publikisht nga ana tjetër nuk është i vërtetë.
“Përshëndetje! Ky është lajm i rremë, Fabian Elezaj (im shoq) nuk ka takuar as kontaktuar asnjë familjar të Adionit dhe as atë personalisht! Çdo pretendim nga ana tjetër është gënjeshtër, faleminderit!”, thuhet në reagimin e publikuar.
Ka qenë pikërisht kunata e Fabiolës ajo që ka vendosur të reagojë publikisht, duke treguar se familja është ndier e detyruar të flasë pasi emri i tyre është përfshirë në deklarata publike pa dëshirën e tyre.
Ajo u shpreh se nuk dëshirojnë të bëhen pjesë e debatit mediatik, por ndihen të detyruar të sqarojnë të vërtetën.
Ndërkohë, Adioni gjatë një interviste telefonike për emisionin “Andale” deklaroi se raporti me Fabiolën mbetet pozitiv dhe se njohja e tyre pritet të vazhdojë edhe pas përfundimit të eksperiencës së modeles në “Ferma VIP 3”. Deklaratat kontradiktore nga të dyja palët kanë shtuar dyshimet dhe interesin e publikut mbi raportin mes tyre.

