Skip to content

SPAK ”shkund” politikën/ Kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

Byroja Kombëtare e Hetimit ka zhvilluar këtë të martë, kontrolle në ambientet e Bashkisë së Tiranës.

Sipas burimeve për Vox News, hetuesit e BKH-së, në kuadër të hetimeve të SPAK, kanë kryer kontrolle dhe sekuestrime në ambientet e Bashkisë ku dyshohet se kanë sekuestruar dokumentacione që lidhen me udhëtimet e kryebashkiakut Erion Veliaj.

LEXO MË SHUMË!  Edi Rama “dorëzohet” përballë protestuesve, merr vendimin e FORTË që asnjë nuk e priste

Hetuesit vijojnë të qëndrojnë ende në godinën e Bashkisë së Tiranës.

Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura të tjera detaje.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, nën hetim nga SPAK, u arrestua më 10 shkurt 2025 dhe prej asaj kohe ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

LEXO MË SHUMË!  Aksident fatal në vend, makina del nga rruga, ka të vdekur

Veliaj po përballet me një proces gjyqësor në GJKKO, ku akuzohet për vepra penale si korrupsionin dhe pastrim parash.

Kryebashkiaku i Tiranës i ka mohuar akuzat ndaj tij dhe ka deklaruar se është i pafajshëm.

Published inNews