Skip to content

E BUJSHME/ Ndryshimet në Polici, kryepolici merr të drejtën e emërimit të drejtuesve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit merr pushtet fuqiplotë në drejtimin e organizatës pas ndryshimeve të fundit të bëra në ligj.

Në seancën plenare të 23 korrikut, ku e gjithë vëmendja ishte te protesta jashtë parlamentit, deputetët miratuan projektligje të rëndësishme. Një ndër to ishin edhe ndryshimet për Policinë e Shtetit të propozuara nga deputeti socialist Bujar Rexha.

Sipas formulës së re kryepolici do të vijojë të zgjidhet me konkurs, por pas përfundimit të mandatit atij i lind e drejta e mbajtjes së gradës drejtues i parë por dhe mund të qëndrojë në role të tjera si këshillues apo pedagog në Akademinë e Sigurisë, apo dhe si oficer kontakti. Kompetencat po ashtu do të jenë edhe më të zgjeruara.

LEXO MË SHUMË!  Punëtori pëson lëndime të rënda në vendin e punës në fabrikë

I pari i bluve mund të shkarkojë shefat e komisariateve, të qarqeve kur e shikon të nevojshme. Madje për ta nuk do të ketë më konkurse por do të jetë drejtori i përgjithshëm i policisë që do të veprojë me emërime. Kompetenca në fakt që do të nisin pasi drafti të marrë firmën e presidentit.

LEXO MË SHUMË!  Çfarë ka ndodhur? Marjana Koçeku “zhduket” nga radarët e socialistëve: Telefoni i fikur, asnjë kontakt me Taulant Ballën

Rishikim është bërë dhe mbi përzgjedhjen e drejtuesve të departamenteve. Kryepolici do të duhet që emrat që ai preferon ti paraqesë për firmë te ministri i brendshëm. Nga ana tjetër mandati i 6 krerëve të departamenteve është ulur nga 4 në 3 vite me të drejtë rikandidimi.

Sipas relacionit, mazhoranca argumenton se ndryshimet e miratuara erdhën për shkak se proceset e stërzgjatura burokratike kanë penguar reagimin operacional dhe administrativ të policisë, duke sjellë vonesa dhe mungesë produktiviteti në përzgjedhjen e drejtuesve.

Published inNews