Skip to content

Influencerja 27-vjeçare ekzekutohet në mes të rrugës! (Kujdes, pamje të r*nda- Video)

Një influencere kolumbiane është ekzekutuar në mes të rrugës, ndërsa po priste në semafor me makinën e saj.

Autoritetet kanë arrestuar një të dyshuar, ndërsa motivet e ekzekutimit me gjakftohtësi mbeten ende të paqarta.

Dy persona i zunë pritë dhe vranë influencuesen kolumbiane 27-vjeçare Angie Marcela Ramírez Vargas, duke e qëlluar nga afër ndërsa ajo po priste me makinën e saj në semafor, pranë një qendre tregtare të mbushur me njerëz në Pitalito, në jug të Kolumbisë.

LEXO MË SHUMË!  Publikohet një tjetër pamje nga ngjarja! 17-vjeçarja shfaqet duke u kërkuar falje personave që e dhunuan (Video)

Sipas dëshmitarëve, një motoçikletë me dy persona iu afrua automjetit të saj dhe pasagjeri hapi zjarr në drejtim të 27-vjeçares.

Pas të shtënave, makina e Angie-s përparoi edhe disa metra, përpara se ajo të humbiste kontrollin e mjetit.

Policia rrethoi menjëherë zonën dhe nisi një operacion kërkimi. Një 48-vjeçar u arrestua teksa fshihej në shkurre dhe dyshohet se është personi që qëlloi ndaj viktimës.

LEXO MË SHUMË!  Ngjarje e rëndë! Kunati i vogël i Luizit me shokë dhunojnë rëndë rojen e moshuar! Dalin detajet e rënda

Ndërkohë, i dyshuari tjetër u arratis në këmbë përgjatë bregut të lumit dhe vijon të jetë në kërkim.

Published inNews