Skip to content

Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e fortë e vetos së Zagrebit

Rruga e malazezëve drejt BE-së ka marrë një kthesë të papritur.

I deklaruar si shtet pararojë nga rajoni ynë Mali i Zi ka marrë tashmë veton kroate duke vënë pikëpyetje objektivin e këtij shteti që të jetë pjesë e BE-së deri në vitin 2028.

Kroacia ka bllokuar mbylljen e Kapitullit 31 që mbulon politikën e jashtme dhe të mbrojtjes.

LEXO MË SHUMË!  Tragjedia me 5 të vdekur në Maldive, gjenden dy trupat e fundit të zhytësve të mbytur

Zagrebi i paraqiti Podgoricës një listë me gjashtë kushte ku përfshihet dënimi i krimeve të luftës dhe zgjidhja e kërkesave pronësore nga qytetarët kroatë.

Kroacia i ka bërë thirrje Malit të Zi që të angazhohet në dialog konstruktiv për çështjet dypalëshe të pazgjidhura.

Sipas Zagrebit BE-ja nuk duhet që të importojë mosmarrëveshje dypalëshe pasi çështjet e hapura duhet të zgjidhen paraprakisht.

LEXO MË SHUMË!  TR AGJIKE/Ndërron jetë në moshë fare të re këngëtarja e njohur!

Këto lëvizje nga Zagrebi erdhën menjëherë pas një vizite të Komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila u takua me Kryeministrin Andrej Plenković dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Gordan Grlić Radman aktualisht ne kryeqytetin shqiptar.

Published inNews