Skip to content

Aksident fatal në vend, makina del nga rruga, ka të vdekur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, Njësia Administrative Labinot-Fushë.

Një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, ka dalë nga korsia dhe është përplasur me forcë me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.

Si pasojë e kësaj ka humbur jetën 19-vjeçari Klement Balla, banues në fshatin Griqan.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit./Dosja.al

READ MORE  Policia e Shtetit nis hetimet për review negative ndaj bizneseve shqiptare: Mbi 10 mijë llogari në verifikim
Published inNews