Skip to content

Gafa e madhe e ministrit Hoxha, Rama bën reagimin e papritur kundër tij

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në X për marrëveshjen me Italinë për refugjatët, duke u shprehur i prerë se pakti do të vazhdojë ‘për sa kohë vendi fqinj do të dojë’.

Reagimi i tij ka ardhur pas deklarates se ministrit te jashtem, Ferit Hoxha, i cili deklaroi se marreveshja me Italine per refugjatet mund te perfundoje, duke u cilesuar kjo si nje indicie per perplasje diplomatike me shtetin fqinj.

READ MORE  E BUJSHME/ Reagon për herë të parë kompania që do ndërtojë resort në ishullin e Sazanit

“Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe më gjerë, të cilët po kontaktojnë lidhur me një citim të shtrembëruar të raportuar nga një media pas një interviste me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë:

Më lejoni ta ritheksoj, qartë dhe shpresoj njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë”, u shpreh Rama.

Ky reagim erdhi pasi minitri i Jashtëm Ferit Hoxha, në një intervistë për Euractiv u shpreh se: “Së pari, është për pesë vjet dhe nuk jam i sigurt nëse do të ketë një zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse do të jemi anëtar të Bashkimit Evropian.

READ MORE  Lajm i dhimbshëm! Ndahet nga jeta ish kryetari i Bashkisë së madhe shqiptare. Dha një kontribut të jashtëzakonshëm
Published inNews