Skip to content

Rritja e çmimit të naftës, Qeveria miraton kompensimin 50 lekë/litër karburanti për …

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar kompensimi 50 lekë për litër të karburantit për të gjitha shoqëritë e transportit publik qytetas e ndërqytetas.

“Në mbledhjen e qeverisë kaluam disa akte, por ajo që do ndalem është një akt i rëndësishëm i marrë në kuadër të masave subvencionuese që qeveria shqiptare ka marrë në kohën e krizës së hidrokarbureve.

READ MORE  Paralajmërimi/ “Hantavirusi mund të jetë dhe në Tiranë”, mjekja tregon simptomat e virusit të ri

Bëhet fjalë për masën e subvencionimit për transportin qytetas, ndërqytetas dhe rreth qytetas. Para një muaj u ulëm me shoqatat e transportit dhe kemi dëgjuar shqetësimet e tyre.

Në atë kohë dhamë fjalën që do kishim një masë subvencionuese sic kishim edhe në 2022. Sot e kemi miratuar, bëhet fjalë një kompensim 50 lekë për litër për të gjitha shoqëritë e transportit publik, qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas. Këta masë do ta fillojmë që në muajin mars”, tha ministri

READ MORE  Çmendet moti, Rrebeshe shiu dhe stuhi, ja çfarë na pret në fundjavë

Më tej ministri shtoi se me këtë vendim qeveria synon të mbështesë operatorët e transportit publik dhe të përmbushë angazhimet për përballimin e kostove si pasojë e rritjes së çmimit të karburanteve.

Published inNews