Skip to content

Luftë e ashpër në mesfushë, pjesa e parë mbyllet pa gola dhe me shumë pak raste

Anglia dhe Argjentina përballen në Atlanta për një vend në finalen e madhe të Nju Jorkut, aty ku i pret Spanja.

Dy gjigantët e futbollit botëror përplasen me njëri-tjetrin në një nga duelet që pritet të dhurojë më shumë spektakël këtë Botëror.

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel, ka zgjedhur të eksperimentojë në 11-shen e tij, duke lënë jashtë edhe Sakën, edhe Madueken, me krahun e djathtë të sulmit që do ta mbulojë Morgan Rogers.

READ MORE  “Babai i Messit ka vdekur”/ Dha lajmin e rremë gjatë ndeshjes së Botërorit, prezantueses i ndodh ajo që nuk i shkontë në mendje

Nga ana tjetër, Lionel Scaloni gjithashtu ka surprizuar me një zgjedhje, duke futur titullar Giuliano Simeonen.

Fituesi i kësaj përballjeje do të fluturojë për në Nju Jork, ku me 19 korrik do të ndeshet me Spanjën për trofeun më prestigjioz në planet, ndërsa humbësi do të luajë me Francën për vendin e tretë.

REZULTATI:

Angli 0-0 Argjentinë

NGJARJET KRYESORE:

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

READ MORE  Alarm para Norvegji-Angli, çerekfinalja e Botërorit në rrezik nga ...

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

38′ Fernandez provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon shumë pranë kuadratit.

33′ Rice hedh një krosim në zonë, por Stones nuk godet si duhet me kokë.

1′ Nis gjysmëfinalja e dytë në Atlanta!

Published inSport