Skip to content

“Babai i Messit ka vdekur”/ Dha lajmin e rremë gjatë ndeshjes së Botërorit, prezantueses i ndodh ajo që nuk i shkontë në mendje

Një prezantuese televizive në Argjentinë ka dhënë dorëheqjen pasi përhapi gabimisht lajmin se babai i Lionel Messi kishte ndërruar jetë, duke shkaktuar polemika të mëdha në media dhe reagime të forta nga familja e lojtarit.

Florencia Peña deklaroi gjatë një transmetimi live në Luzu TV se Jorge Messi kishte vdekur, ndërsa në atë moment Lionel Messi po luante me Argjentinën në Kupën e Botës, ku shënoi një tripletë ndaj Algjerisë.

LEXO MË SHUMË!  Rrezikohet të shtyhet Spanjë-Argjentinë? Alarm para finales së Botërorit

Më pas u konfirmua se informacioni ishte i pavërtetë. Një deklaratë nga familja Messi sqaroi se Jorge Messi është nën kujdes mjekësor dhe po përmirësohet, duke kërkuar respekt dhe privatësi për situatën familjare.

Familja theksoi gjithashtu se çdo informacion që nuk vjen drejtpërdrejt prej tyre nuk duhet të konsiderohet i saktë dhe u bëri thirrje mediave për përgjegjësi dhe kujdes.

LEXO MË SHUMË!  Cristiano vendos një rekord të pathyeshëm, por shikoni kush është SHQIPTARI që qëndron në krah gjigantëve të botës

Pas reagimeve, Florencia Peña kërkoi falje publike, duke thënë se ishte mashtruar nga informacioni i dhënë gjatë transmetimit dhe se merr përgjegjësinë për gabimin. Ajo njoftoi gjithashtu se është tërhequr nga puna në Luzu TV.

Edhe televizioni Luzu TV e cilësoi incidentin si të papranueshëm dhe konfirmoi ndarjen nga bashkëpunëtorët e përfshirë./Top Channel

Published inSport