Skip to content

Përmbyset zetori, ndërron jetën burri në Lushnje

Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm (11 Maj) në fshatin Dushk në Lushnje, ku një 71-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pas përmbysjes së mjetit bujqësor me të cilin po lëvizte, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Hekuran Xhelo, banues në zonë, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

READ MORE  S'KA MË KTHIM PAS / Zgjohet Shqiptaret në Zvicër! Shpërthen revolta kundër sistemit, ja pankartat që goditën direkt Ramën dhe Berishën!

Mësohet se ata ishin nisur drejt tokave bujqësore me zetor, kur për arsye ende të paqarta mjeti është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, 71-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje. Autoritetet kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inNews