Skip to content

Përplasje e fortë, Elisa Spiropali kalon mes qytetarëve dhe i dërgon “mesazh” Edi Ramës: Mos u…

Situata në terren është shoqëruar me incidente mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit, ndërsa në disa momente përplasjet janë përshkallëzuar.

Gjatë ndërhyrjes së efektivëve janë shoqëruar edhe disa persona, ndërsa sipas burimeve nga terreni mësohet se si protestues ashtu edhe punonjës policie kanë mbetur të lënduar si pasojë e përplasjeve dhe përdorimit të gazit lotsjellës.

Në mesin e të lënduarve është parë edhe një qytetar me fytyrën e mbuluar në gjak.

READ MORE  "Ligji u ndryshua për HATËR të djalit të deputetit", Qeleshi flet për ngjarjen në Durrës: Autori rrezikon mbi 20 vite burg

Ndërkohë që jashtë Kuvendit vijonin përplasjet dhe tensionet mes protestuesve e policisë, deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali u paraqit në institucion ku gjatë fjalës së saj i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që duhet të nisë analiza mes socialistëve dhe jo të merret me kundërshtarët.

“Ne kemi punën tonë, duhet të reflektojmë, të dëgjojmë dhe të ofrojmë zgjidhje. Mos merremi me protestuesit, por me veten. Diskutimet vijnë nga të gjithë. E rëndësishme është që Kuvendi i Shqipërisë të përdoret për të folur për njerëzit, për shqetësimet, për të ofruar zgjidhje, për të parë më shumë nga vetja dhe secila forcë politike në atë Kuvend duhet të bëjë analizën e vetes para se të bëjë analizën e kundërshtarit”, tha Elisa Spiropali.

READ MORE  “Para dhe mundësi të reja në punë”/ Horoskopi ditor për nesër, e Martë 5 Maj 2026
Published inUncategorized