Skip to content

Tërmeti i fortë godet Greqinë, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter është regjistruar të enjten, në orën 18:50, në zonën e Kali Limenes, në ishullin e Kretës.

Sipas të dhënave epiqendra e lëkundjes është lokalizuar rreth 30 kilometra në jug të qytetit Heraklion, ndërsa thellësia fokale është vlerësuar në rreth 5 kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të ishullit, përfshirë edhe pranë zonës së Kali Limenes, por deri tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.

READ MORE  Tragjedi/ 3 adoleshentë humbin jetën, pasi mbetën të bllokuar në një zonë shkëmbore pranë bregdetit

Autoritetet lokale po vijojnë monitorimin e situatës.

Published inNews