Skip to content

Pamje tronditëse/ Autori plagos familjarët dhe një kalimtar të rastit në mes të qytetit, momenti kur me armë në dorë godet edhe me …

Detaje tronditëse vijnë nga Podujeva, aty ku katër persona mbetën të plagosur me armë zjarri katër persona.

Korrespondentja e Top Channel në Kosovë, Leonita Bajrami raporton se autori është vënë në pranga nga policia, ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se autori dhe tre nga të plagosurit janë familjarë, ndërsa i plagosuri i katërt dyshohet se është kalimtar i rastit.

READ MORE  Aksident i frikshëm! Makina përplaset me kamionin, plagoset shoferja dhe një fëmijë

Nga pamjet që Top Channel disponon, shfaqet autori pas ngjarjes me armë në dorë, teksa në njërën anë të tij qëndron i shtrirë pa lëvizur një prej të plagosurve, e në anën tjetër, i plagosuri tjetër që shihet duke tentuar të ngrihet.

Në këtë moment autori me armë në dorë, i afrohej dhe e godet me grushte dhe shkelma, ndërsa një person ndërhynë për ta ndaluar.

READ MORE  Motrat shqiptare që humbën jetën në aksident. Historia prekëse dhe fati i keq, 4 nga 5 makinat që u aksidentuan nuk kishte ...

Ende nuk duhen detajet e këtij akti të rëndë, ndërsa policia ka nisur hetimet.

“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se katër persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Published inNews