Skip to content

“Ligji u ndryshua për HATËR të djalit të deputetit”, Qeleshi flet për ngjarjen në Durrës: Autori rrezikon mbi 20 vite burg

Joana Qeleshi, kryetare e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, gjatë një interviste për Euronews Albania tha se ligji ka ndryshuar brenda natës për fëmijën e një deputeti.

Prej djalit të një deputeti “ndryshoi” ligjin, drejtuesi i mjetit zgjedh të paguaje dyfishin e gjobës dhe nuk i pezullohet patente”- tha ajo

Referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur në Durrës, ku autori i ngjarjes së rëndë pas testimeve ishte 0.7, ajo tha se kjo vlerë është shumë e lartë.

READ MORE  Vritet gazetari, kishte marrë kërcënime për shkak të raportimeve

 “0.7 është shumë, zotëria rrezikon 20 vite burg, plus që ka edhe rrethana të tjera rënduese sim largimi nga vendi i aksidentit dhe drejtimi i automjetit ne gjendje te dehur”- shtoi Qeleshi

Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë u ndal edhe te mënyra se si merren patentat.

Në vendin tonë ky është një problem shumë i madh, edhe autoshkollat, në Shqipëri është ende mentaliteti që të marrin patentën me para, ka rrezik për veten dhe për të tjerët, autoshkollat janë pothuajse të pakontrolluara”-tha ajo.

READ MORE  The Future of Credit Cards: Innovation, Security, and Consumer Behavior

Të gjithë personat që jetojnë jashtë kanë probleme qarkullimin, kur vijnë këtu sepse thonë se këtu nuk i  zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Nëse je një person është  i alkoolizuar i duhet hequr patenta.”-shtoi Qeleshi.

Published inUncategorized