Aktori Kliti Roshi ka hedhur akuza të forta ndaj Robert Ndrenikës, për të cilin tha se e ka dhunuar.
Teksa ishte i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” ai u shpreh se, Ndrenika e ka hequr nga puna asokohe dhe më pas e ka dhunuar fizikisht. Kliti shtoi se ka ofenduar edhe babain e tij Kadri Roshin.
“Më hoqën nga puna, dola i paaftë. Drejtori jonë i asaj kohe na ishte edhe deputet, ishte Robert Ndrenika. Ai më ka hequr nga puna, në fjalorin më rrugaç rrugësh, më të ndyrë, që të përdori një fjalor të tillë, se sa Robert Ndrenika, nuk ka. Duke sharë dhe ofenduar rëndë, babain tim dhe familjen.
I kam thënë vetëm një fjalë, çfarë ti bëj atij mandati që ke në xhep se ta tregoja unë se kush je, do të vijë një moment që nuk do ta kesh, atëherë mendohu mirë. Më ka goditur fizikisht, bashkë me dy zagarë të tjerë që erdhën si badigardë të tij për të më rrahur”, tha aktori.
Aktori Kliti Roshi përkujton babanë e tij, Artistin e Popullit, Kadri Roshi.
Teksa ishte i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, Kliti Roshi hodhi akuza ndaj ish-drejtorit të Spitalit Ushtarak, të asaj kohe, i cili sipas tij u bë shkaktar për vdekjen e babait të tij.
“Kadriu u operua (në Greqi). Jetoi gati tre vite pas operacionit. Ditët e fundit, do ta quaja me gojën plot, nëse ka këllqe personi, ai e di shumë mirë për kë po flas të vijë ai personi, ndaç këtu e ndaç aty tek ju. Atë e vrau, me gojën plot, një person i vetëm. Ai e di shumë mirë. Ka qenë drejtor i Spitalit Ushtarak, ku Kadriu u shtrua dhe u përkujdesën për të nëpërmjet interesit, si nga presidenti i asaj kohe Alfred Moisiu, ashtu edhe nga kryeministri Nano.
Iu la porosi që do të ndjekësh hap pas hapi, me gishtin tregues drejt tij, pra që ke përgjegjësi direkte ti për atë. Në fund Kadri Roshi përfundon me dëmtim të rëndë të veshit të mesit, që i jepte humbje ekuilibri, si rezultat i 24 flakon-streptomicinë. Atëhere këtij personi që i ishte ngarkuar kjo gjë, çfarë bëre. Iu bë jashtëzakonisht mjekim i gabuar, vdekjeprurës mund ta them. 24 flakonë, a je në binarë apo jo. Kjo e vrau, në kuptimin fizik, ai nuk lëvizte dot. Ishte i vdekur, i mbaruar, edhe në tualet donte shoqërues, nuk kishte ekuilibër”, u shpreh ai.
