Skip to content

Polici i burgut të Durrësit ‘kapet mat’ duke futur k*kainë në qeli, arrestohet bashkë me të burgosurin

Një punonjës i policisë së burgjeve dhe një i burgosur janë arrestuar në flagrancë në IEVP Durrës, pas zbulimit të një sasie lënde të dyshuar narkotike brenda institucionit.

Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në pranga kanë përfunduar shtetasit A.P., me detyrë punonjës policie në IEVP Durrës, dhe A.M., i burgosur në këtë institucion.

Ata dyshohen për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve me Burgim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

READ MORE  Çfarë është hantavirusi? Mjeku Brataj jep detajet e para për virusin dhe trajtimin e tij

Zbardhja e rastit erdhi pas një kontrolli të ushtruar nga AMSEVP në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Gjatë verifikimeve është konstatuar se punonjësi i policisë së burgjeve, gjatë ushtrimit të detyrës në ambientet e IEVP-së, i kishte dhënë të burgosurit një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Lënda është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj dy personave janë kryer veprimet procedurale përkatëse.

READ MORE  Prezantoi me buje te madhe ‘Diellen’, vjen lajmi

AMSEVP bën me dije se hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse ka raste të tjera të ngjashme brenda IEVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Published inNews